Gjermania e kërkonte për mashtrim, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari izraelit (EMRI)

4 Shkurt 2025, 10:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Operacionalja 25”, në bashkëpunim me Zyrën Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA) dhe rrjetin ndërkombëtar ENFAST.

Si rezultat, në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, u ndalua shtetasi 42-vjeçar Roy Garin, me kombësi izraelite dhe shtetësi kanadeze, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për mashtrim të përsëritur.

Gjykata e Bambergut ka lëshuar një urdhër ndalimi për të, pasi akuzohet për një veprimtari kriminale që, sipas Kodit Penal gjerman, mund të dënohet deri në 15 vjet burg.

'Gjatë operacionit, u lokalizua në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, Tiranë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, R. G., 42 vjeç, me kombësi izraelite dhe me shtetësi kanadeze. Gjykata e Bambergut, Gjermani ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për mashtrim, të kryer në mënyrë të përsëritur, veprimtari kriminale për të cilën Kodi Penal i Gjermanisë parashikon dënim deri në 15 vjet burgim', njofton policia.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet gjermane për finalizimin e procedurës së ekstradimit të tij.

Video