
Në hyrjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, një pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO mirëseardhjen ta uron një...gomar në kuptimin e plotë të fjalës.
Denoncimin e bën Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, që thotë se imazhet janë prova më e mirë e neglizhencës e braktisjes totale të Ministria e Kulturës i ka bërë këtij parku.
“Megjithë debatet e shumta në publik, parlament apo në institucionet e rëndësishme Kombëtare, hyrja e Parkut te Butrintit ku vizitojnë disa qindra mijra vizitorë në sezon të sjell trishtim dhe revoltë ndaj atyre që ligji i ka caktuar të administrojnë këtë”.
“Për informacion të publikut, Parku në tërësinë e vetë administrohet nga Ministria e Kulturës, Ministria e Turizmit, Administrata e Zonave të Mbrojtura, Bashkia e Sarandës. Janë këto institucionet, të cilat me indeferencën e tyre totale na bëjnë të turperohemi ndaj botës se qytetëruar”, thotë Forumi.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.