Mbahet sot seanca e parë në GJKKO për Erion Veliajn

26 May 2026, 10:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbahet sot seanca e parë në GJKKO për Erion Veliajn
Pamje brenda seancës

Sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të mbahet seanca e parë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Seanca vjen pasi çështja është ndarë, pas pranimit të gjykimit të shkurtuar për disa nga të pandehurit e tjerë në dosje.

Ndërkohë, avokati i tij, Plarent Ndreca, është paraqitur në ambientet e GJKKO-së, në pritje të zhvillimit të procesit.

Seanca pritet të vijojë me paraqitjen e qëndrimeve procedurale të palëve. Sakaq, Erida Skendaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit është sot e pranishme në seancë.


Video