Mot me diell, por temperaturat zbresin deri në -6 gradë Celsius

24 December 2024, 07:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mot me diell, por temperaturat zbresin deri në -6 gradë Celsius

Duke filluar nga dita e sotme dhe deri ditën e premte pritet një situatë pas-frontale dhe qarkullimi stacionar i një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të thata.

Moti parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Ndërsa në relievet malore në lindje mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.

 

 



Video