Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Është miratuar leja e parë e Paketës së Maleve, në Theth, për familjen Hasani.
Lajmin e bën të ditur vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale.
Rama shkruan se kjo familje ka vendosur të investojë në tokën e tyre e lënë trashëgimi, e të mundësojë rikthimin e tyre në Shqipëri.
“Kjo është Paketa e Maleve, paketa e trashëgimtarëve që tanimë me ligj e jo veç me zakon, mund të rilindin shtëpitë e vjetra të stërgjyshërve apo jetëzojnë me agroturizëm, prodhim bujqësor a blegtoral si edhe agropërpunim, tokat e të parëve të tyre”, shkruan Rama në rrjete sociale.
Kryeministri ka shpërndarë gjithashtu dhe disa pamje, projekt për të cilin u miratua leja këtë të enjte.