Meta takon babain e Fredi Belerit: Të hënën do kërkoj ta vizitoj të rrëmbyerin politik

30 Mars 2024, 18:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta takon babain e Fredi Belerit: Të hënën do kërkoj ta
Ilir Meta me babain e Fredi Belerit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar sot në Himarë ku ka takuar babain e Fredi Belerit, Petro Belerin.

Meta shprehet se të hënën do të kërkojë të vizitojë nga afër Fredi Belerin që ish presidenti e quan të burgosur dhe të rrëmbyer politik. 

Postimi i Metës:

Sot në Himarë, pranë Petro Belerit, babait të të burgosurit politik, Fredi Beleri, i cili u rrëmbye nga regjimi pikërisht për t'u rrëmbyer pronat himariotëve!

Ditën e hënë do të kërkoj zyrtarisht që ta vizitoj nga afër të rrëmbyerin politik.

Himara dhe himariotët trima dhe patriotë kanë ditur gjithmonë t'u tregojnë vendin pushtuesve dhe zaptuesve!


Vox Pop

Video