ME VIDEO: Policia britanike në ndjekje të shqiptarit, ai “fluturon” me makinë dhe përplaset me murin

18 March 2024, 20:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
ME VIDEO: Policia britanike në ndjekje të shqiptarit, ai
Ndjekja e shqiptarit në Britani

Një i ri shqiptar është dënuar me burg pasi u kap me drogë teksa tentoi t'i largohej policisë me shpejtësi në rrugët e qytetit Carlisle në Angli.

E gjithë ndjekja që zgjati rreth tre minuta është filmuar nga kamera në makinën e policisë, ndërsa shqiptari Francesko Ago shihet duke tentuar t’i largohet atyre me një shpejtësi mbi 140 km/h në zonën e banuar.

Ngjarja ndodhi në 14 shkurt.

“Ai po ecte në kufijtë e qytetit me 144 km/h, ku është e kufizuar lëvizja në 48 km/h”, tha prokurori Brendan Burke në gjykatë. “Ai po parakalonte automjetet, duke përfshirë një kthesë në të cilën hyri me 100 km/h”, tha prokurori.

Në video dallohen këmbësorët e shumtë që mundohen t’i shmangen automjeteve me shpejtësi.

24-vjeçari shqiptar hyri në “Mallyclose Drive” me një shpejtësi të madhe sa humbi kontrollin dhe u përplas me një tabelë rrugore dhe një mur kopshti.

“Ai më pas tentoi të largohej me këmbë por u ndoq dhe u kap në rrugën e Londrës. Ndjekja zgjati tre minuta në total. Kur u kontrollua makina, u zbuluan 10.5 kg kanabis, me vlerë rreth 105,000 paund në total”, tha prokurori.

Ago u dënua me 14 muaj burg, ndërsa gjykatësja tha se ishte mrekulli që nuk pati viktima nga ndjekja.


Video