Me tre gra dhe abuzoi me të miturën, Gjykata e Lartë merr vendimin për mjekun Dervish Hasi

8 May 2024, 15:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me tre gra dhe abuzoi me të miturën, Gjykata e Lartë merr
Dervish Hasi

Gjykata e Lartë ka lënë në burg mjekun Dervish Hasi, duke rrëzuar këtë të mërkurë rekursin e tij për masën e sigurisë që u la ne fuqi nga apeli i juridiksionit të pergjithshëm më 7 shkurt të këtij viti.

Hasi akuzohet për abuzimin me një vajzë të mitur, të cilën e prezantonte si një nga gratë e tij si dhe për kryerje pornografie.

42-vjeçari, Dervish Hasi ushtronte profesionin e mjekut kardiokirurg në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” prej vitit 2021, kohë në të cilën u hap ky shërbim edhe në këtë spital.

Anëtarë të stafit mjekësor pranë sanatoriumit u shprehën të shokuar kur ngjarja u bë publike, duke thënë në atë kohë se qarkullonin zëra se Hasi, kishte më shumë se një grua, por kryerja e marrëdhënieve me një të mitur ishte e pakonceptueshme për ta.

Hasi, i besimit mysliman, ka 7 fëmijë me 3 nga gratë, ndërsa 16-vjeçaren e mitur e mbante prej 2 vitesh në banesë deri sa u denoncua nga prindërit e saj.


Video