Me 30 kg drogë në makinë, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Gjermani

21 March 2023, 13:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Me 30 kg drogë në makinë, arrestohet 42-vjeçari shqiptar

Autoritet gjermane kanë arrestuar një 42-vjeçar shqiptar pasi u kap me kanabis.

Arrestimi i 42-vjeçarit u krye teksa ai po lëvizte me një makinë Audi ku brenda kishte 30 kilogram drogë. 3 makina policie e ndaluan dhe bënë të mundur arrestimin e tij.

Shqiptari ishte nën monitorim prej disa kohësh. Hetimet vazhdojnë, pasi ka dyshime se ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar.



Video