Mbytet varka me 50 emigrantë, ministrja angleze: Incident shqetësues!

14 December 2022, 10:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbytet varka me 50 emigrantë, ministrja angleze: Incident shqetësues!
Në foto: Suella Braverman

Të paktën 30-50 persona dyshohet se kanë humbur jetën nga fundosja e gomones në Kanalin Anglez, sipas mediave britanike. Tashmë ka nisur edhe një operacion për kërkime nga ajri për trupa të pajetë dhe për të mbijetuar. Gomonia me emigrantë mësohet se u fut në vështirësi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa u ça dhe u mbyt.

Thirrjet e para tek rojet bregdetare erdhën rreth orës 3:00 të mëngjesit. Faqja e internetit e radarëve të Trafikut Detar tregoi një grup anijesh në kanalin midis Lydd në Kent dhe Cap Gris Nez në Francë, si dhe një helikopter i rojeve bregdetare janë në vendngjarje përfshin dy varka shpëtimi RNLI nga Ramsgate dhe Rye, varkën patrulluese të Marinës Mbretërore HMS Severn, një anije patrullimi franceze të rojes bregdetare Kermorvan si dhe dy anije peshkimi.

Reagimi i ministres Suella Braverman:

Jam në dijeni të një incidenti shqetësues në Kanal këtë mëngjes dhe jam duke u përditësuar vazhdimisht, ndërkohë që agjencitë përgjigjen dhe përcaktojnë urgjentisht faktet e plota. Mendimet e mia të përzemërta janë me të gjithë ata që janë përfshirë.


Video