Rrëzohet avioni ushtarak pranë aeroportit në Siçili, zhduket piloti

13 December 2022, 22:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëzohet avioni ushtarak pranë aeroportit në Siçili,
Ilustrim

Një avion ushtarak “Eurofighter” është rrëzuar pranë aeroportit të Trapanit, në Siçili, pak minuta para se të ulej në pistë.

Mediat italiane raportojnë se avioni ushtarak u rrëzua në grykëderdhjen e lumit Birgi, jo shumë larg qendrës turistike Rocche Draele.

Autoritetet thanë se piloti nuk është gjetur. Alarmi për rërzimin e avionit u dha mbrëmjen e sotme në orën 18:00 dhe aeroporti i Trapanit u mbyll për fluturimet civile.

Një fluturim i cili duhej të ulej në Birgi pas orës 19:00, u devijua për në Palermo. Një helikopter i repartit 82 Sar është nisur menjëherë për të koordinuar kërkimet nga lart, ndërsa zjarrfikësit, ambulancat dhe mjetet e tjera të urgjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e përplasjes.


Video