Matura Shtetërore, do ndryshohet neni që ndalon rishikimin e notës

7 July 2022, 09:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Matura Shtetërore, do ndryshohet neni që ndalon rishikimin e
Ministrja Evis Kushi

Duke filluar nga viti i ardhshëm të gjithë maturantët që do të kenë ankesa ndaj notës së marrë në provimet e Maturës mund të kenë mundësi që t’u rikontrollohet teza dhe tu rishikohet nota.

Ndryshimi në nenin në Rregulloren e Maturës Shtetërore është propozuar në një takim që ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka zhvilluar me Komitetin e Maturës Shtetërore, mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore.

Gjithashtu ministrja bëri me dije se do të fillojë një vlerësim dhe rankim i gjimnazeve sipas cilësisë, bazuar në një paketë të re të vlerësimit të jashtëm.

“Edhe vendimet e gjykata ankimohen. Ne nuk jemi të pagabueshëm. Kështu që kjo ndryshuar.  Përmirësimi i vazhdueshëm i procesit të maturës është prioritet për ne, prandaj ky diskutim do të vazhdojë me të gjithë aktorët e sistemit, me qëllim që të marrim vendime sa më të drejta. Tjetër ne kemi menduar një vlerësim të jashtëm për gjimnazet. Do të bëjmë një rankim të tyre, një rankim cilësor. Karta e performancës është një element që shkollat bëjnë një vetëvlerësim në bazë të kritereve dhe disa treguesve të matshëm. Ne bashkë me ASCAP duhet të hartojmë një sistem dhe disa kritere matëse se si të vlerësojmë gjimnazet dhe renditjet e tyre. Kjo do të ndihmonte edhe vetë gjimnazet për të parë se ku janë dhe për të bërë përmirësime në aspekte të caktuara", tha ministrja Kushi.

Për të rritur cilësinë në procesin e Maturës Shtetërore do të ketë një pilotim i një testi elektronik për maturantët që zgjedhin programin Mjekësi e Përgjithshme, me objektivin që në vitet e ardhshme të mund të shtrihet në të gjitha provimet e maturës.


Video