Një makinë ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Patos, me pasojë plagosjen e dy personave.
Policia thotë se makina tip “BMW” dyshohet se ka marrë zjarr për shkak të një defekti, ndërsa nga flakët kanë mbetur të plagosur me dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë të Fierit.
“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “BMW”
Nga flakët kanë marë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.