Lejoi shishen e rakisë, arrestohet specialisti i burgut të Drenovës

22 December 2023, 17:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lejoi shishen e rakisë, arrestohet specialisti i burgut të
Foto ilustruese

Pas vrasjes në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, kontrollet dhe masat janë rritur ndjeshëm në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit.

Në burgun e Drenovës është arrestuar një specialist i burimeve njerëzore i këtij institucioni. Sipas informacioneve, specialisti me iniciale E.P, do të kalonte një çantë me ushqime, ndërsa brenda saj iu gjet një bidon me pije alkoolike (raki), e cila është e ndaluar të futet në ambientet e burgut.

Teksa ka nisur hetimi për rastin, SHKB e burgjeve ka urdhëruar arrestimin e specialistit, i cili u dërgua në paraburgimin e komisariatit të Korccës.


Video