Rrahën me shufra hekuri 28-vjeçarin dhe e lanë të gjakosur në rrugë, mes tyre dhe një shqiptar

10 August 2024, 16:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Rrahën me shufra hekuri 28-vjeçarin dhe e lanë të gjakosur
Itali

Katër persona, mes tyre një shqiptar, janë arrestuar pasi akuzohen për tentativë vrasje në Itali.

Arrestimi i tyre u krye nga karabinierët e Napolit.

Tre prej tyre u dërguan në burg në Mantua dhe i katërti u burgos në Napoli, të gjithë me akuzën për tentativë vrasje.

Ngjarja ndodhi më 23 qershor, ku të katërt me një makinë tentuan të përplasnin një 28-vjeçar, banues në Borgo Virgilio.

Më pas kanë zbritur nga makina dhe e kanë rrahur në mënyrë brutale të riun me shufra hekuri, duke e lënë në gjendje të rëndë në tokë dhe më pas janë larguar me shpejtësi, shkruan Ansa.

I riu u dërgua në spital ku u trajtua për dëmtime në kokë e gjoks dhe thyerje të hundës. Katër të arrestuarit u identifikuan nga kamerat e sigurisë në zonë.


Video