Ky është autori që plagosi me thikë tre persona në Tiranë, arratiset nga vendngjarja (Foto)

3 April 2023, 20:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ky është autori që plagosi me thikë tre persona në
Elton Mergjyshi

Personi që shihni në foto është 40-vjeçari Elton Mergjyshi, i cili pasditen e sotme goditi me thikë tre persona në ambientet e një lokali në Laprakë.

Të plagosurit janë Viktor Rrapollari, 64 vjeç, Roxhersa Rrapollari 40 vjeçe dhe shtetasi italian Masimo Sorvilo, 47 vjeç, bashkëshorti i 40-vjeçares.

Mësohet se 64-vjeçari Viktor Rrapollari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është goditur me thikë në zemër.

Mergjyshi pasi goditi me thikë tre personat është larguar nga veni i ngjarjes, ndërkohë policia ende nuk ka mundur ta arrestojë.

Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë pushimi nga pune Elton Mergjyshi nga shtetasi italian Massimo Sorvilo, pasi ky i fundit ka një fabrikë në Shqipëri.

Ky është autori që plagosi me thikë tre persona në

Në shenjë hakmarrje, 40-vjeçari Elton Mergjyshi ka goditur me thikë gruan e shtetasit italian dhe vjehrrin  tij.


Video