Kur do hapen bastet sportive online? Ja çfarë thotë ministri Malaj

11 Mars 2026, 13:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kur do hapen bastet sportive online? Ja çfarë thotë ministri
Petrit Malaj

Ministri i Financave, Petrit Malaj thotë se shpejti do të dalin të gjithë aktet nënligjore që do të mundësojnë më pas hapjen e basteve online.

“Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet. Shumë shpejt do dalin aktet e nevojshme në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online. Është marrë ekspertizë ndërkombëtare, që kuadri ligjor për bastet online të jetë sipas standardeve më të mira ndërkombëtare”, tha Malaj.


Vox Pop

Video