Korrupsioni për tenderin në Ministrinë e Shëndetësisë, SPAK jep pretencën për Joana Duron, ja sa vite burg kërkon

13 November 2023, 12:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Korrupsioni për tenderin në Ministrinë e
Joana Duro

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 4 vjet burg për ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, me akuzën e “korrupsionit aktiv”.

Për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto, SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.

Vladimir Topi, administratori i kompanisë “Dricons” rrezikon 2 vjet burgim, nëse gjykata merr parasysh kërkesën e prokurorit, Dritan Prençi. Për inxhinierin, Silvi Shehi, organi i posaçëm i akuzës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.

Të tre të pandehurit akuzohen për “korrupsion aktiv”.

SPAK thotë se Duro mori 330 mijë lekë ryshfet nëpërmjet ish-vartëses së saj Laura Shteto nga biznesmeni Vladimir Topi dhe punonjësi i tij, Silvi Shehi, për të fituar një tender për restaurimin e disa qendrave shëndetësore me fond limit 800 mijë Lekë


Video