Korrupsion me tendera / Kalon për gjykim dosja ndaj ish-kryebashkiakut socialist

10 October 2023, 15:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Korrupsion me tendera / Kalon për gjykim dosja ndaj ish-kryebashkiakut
Ish-kryebashkiaku Lefter Alla

Gjykata e Posaçme ka hedhur poshtë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla për të pushuar çështjen ndaj tij.

Kështu, dosja e Allës për korrupsion me tenderat gjatë kohës që drejtonte bashkinë do të kalojë tashmë për gjykim.

Ish-kryebashkiaku i Partisë Socialiste dhe 10 të tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar, teksa dy të pandehur të tjerë kërkuan gjykim të zakonshëm.

Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milionë euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.


Video