Kastrati i “përpin” të gjitha, Bashkia Shkodër i jep tender pa garë 200 milionë lekë për naftë

26 September 2022, 11:34Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kastrati i “përpin” të gjitha, Bashkia Shkodër i jep
Në foto: Shefqet Kastrati dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia

Bashkia Shkodër e drejtuar nga Bardh Spahia, i ka dhënë një tender pa garë Kastratit për ‘blerje (bludieseel) për nevojat e Bashkisë dhe të Institucioneve të Varësisë Shkodër’.

Ky prokurimi zhvillohet me një konkurrent te vetem, ligji shqiptar nuk i lejon keto lloj procedurash. Shpesh keto procedura me shumë se mungesë konkurrence në treg shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorezim dokumentash në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste.

Kastrati i “përpin” të gjitha, Bashkia Shkodër i jep

Keto tendera konsiderohen të ekspozuara dhe me risk, mënyra e përzgjedhjes së fituesit në tenderat publikë duke shmangur konkurrencën, janë kthyer në një fenomen shqetësues për menaxhimin e fondeve nga buxheti i shtetit.

Në procedurën me fond limit 20 821 milionë lekërezulton pjesëmarrës vetëm një kompani ajo ”Kastrati”sh.p.k e cila edhe është shpallur fituese. 

Edhe ky prokurim është shoqëruar nga Open Data me flamurin e kuq duke ngritur shqetësimin sepse tenderi ka qenë pa garë.

Këto procedura janë ngritur vazhdimisht si shqetësim në media dhe kritikuar nga institucionet monitoruese, por ende nuk ka ndonjë hetim apo verifikim të nisur as nga KLSH as nga SPAK.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 


Video