Kapet me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 40-vjeçari te Liqeni i Thatë në Tiranë

22 August 2026, 14:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kapet me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 40-vjeçari te

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri dhe municion luftarak.

Kontrollet u kryen në zonën e Liqenit të Thatë nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Nr. 1.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte shtetasi G. K., 40 vjeç, policia gjeti një pistoletë dhe një krehër me municion luftarak.

Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 40-vjeçari u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Video