Kapen 600 kilogramë kokainë në Valencia, mes 8 të arrestuarve edhe një shqiptar

24 November 2023, 12:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kapen 600 kilogramë kokainë në Valencia, mes 8 të
Droga e sekuestruar

Tetë persona, mes të cilëve një shqiptar, janë arrestuar nga policia spanjolle në portin e Valencias ku u kapën 600 kilogramë kokainë.

Droga ishte fshehur në një kontejner të ardhur nga shteti i Perusë në Amerikën e Jugut.

Mësohet se shqiptari ka pasur rolin e ndërmjetësit mes grupeve që jepte direktivat mbi mbërritjen e ngarkesës së kokainës dhe pagesën e bërë.

Arrestimi i 8 anëtarëve të grupit kriminal, është bërë në momentin që këta të fundit kanë kanë qenë duke shkarkuar drogën nga kontejneri dhe duke e hipur mbi furgon nga ku më pas do të bëhej shpërndarja e kokainës për në destinacionet e tjera.

Mediat spanjolle shkruajnë se të arrestuarit, dolën sot para gjykatës dhe u lanë në burg nga trupa gjykuese.


Video