“Ka një vit që nuk fle me mua”, 78-vjeçari ankohet që s’bën dashuri me të shoqen

12 February 2023, 21:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Ka një vit që nuk fle me mua”, 78-vjeçari ankohet

Pas votimit të publikut, i cili i jep të drejtë Hajries për konfliktin me të shoqin në “Shihemi në Gjyq’, Qerimi ka një tjetër deklaratë. 78-vjeçari thotë në programin “E diela shqiptare”, se prej një viti e gjysmë mes tij dhe të shoqes nuk ka intimitet.

Qerim: Çështë ai që tregon të drejtën kur je në ballafaqim? Po ka  një vit e ca s’më afrohet fare, unë në kat të parë, ajo në të dytë.

Ardit Gjebrea: Çfarë  mo?

Qerim: Nuk fle me mua. Unë në kat të  parë, ajo shkon në të dytë.

Ardit Gjebrea: O Qerim, unë kujtova se the nuk flet, po ti e paske nuk fle. Po pse?

Qerim: Po s’do, ku di unë ç’mendje ka. Unë prandaj e kam thirrur këtu, të tregojë të drejtat të tëra.

Në fund, Qerimi i kërkon të  shoqes që  të paktën të flenë pranë, por prej saj nuk ka një reagim konkret./Klan


Video