Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia kërkon në Gjykatën e Posaçme heqjen e sekuestros për një nga llogaritë bankare të bllokuara nga SPAK.
Kërkesa e tij do të shqyrtohet të enjten në 21 shtator nga Gjyqtari Erjon Bani, i cili ka lëshuar edhe masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë.
Ahmetajt, i marrë nën hetim nga SPAK për disa akuza më të rënda, ato të korrupsionit dhe pastrimit të parave, i janë sekuestruar 4 apartamente, si i dhe dy llogari bankare në shumën 124 300 euro.
Dyshohet se Arben Ahmetaj jeton në Londër, por ky fakt nuk është i konfirmuar zyrtarisht.