Jo vetëm me Ardi Veliun, i arrestuari Sokol Idrizaj njohje edhe me shefen e BKH-së Aida Hajnajn

14 June 2023, 18:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jo vetëm me Ardi Veliun, i arrestuari Sokol Idrizaj njohje edhe me shefen e
Aida Hajnaj, Sokol Idrizaj dhe Ardi Veliu

SPAK goditi ditën e sotme dy grupe kriminale që vepronin në Francë dhe Shqipëri. Një prej grupeve grabiste bizhuteri me vlerë në Francë dhe i sillte në Shqipëri i shiste. Ndërsa grupi i dytë, akuzohet se në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare që kapin shifra miliona euro, dhe të padeklaruara nga Shqipëria në Francë.

SPAK lëshoi 17-urdhër-arreste, por vetëm për 12 prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë. 

Mes të arrestuarve është dhe Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Ai u vu në pranga bashkë me bashkëshorten e tij, Elda Idrizaj dhe vajzën e tyre Egi Idrizaj.

Por, veç njohjes me Ardi Veliun, i arrestuari Sokol Idrizaj duket se kishte njohje të afërt edhe me shefen e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnajn. Siç shihet dhe nga fotoja e mëposhtme, ata janë shokë të përbashkët në rrjetin social "Facebook".

Gjatë kohës që Ardi Veliu ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj ka mbajtur postet e drejtoreshës së departamentit të Kufirit dhe Migracionit dhe më pas nga janari i viti 2019,u emërua zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e Policisë së Shtetit, detyrë të cilën e mbajti deri kur u zgjodh drejtuese e BKH-së.

Jo vetëm me Ardi Veliun, i arrestuari Sokol Idrizaj njohje edhe me shefen e


Video