Zbardhen EMRAT/ Cantat me flori vinin me autobusët e “Erdisa Tours”

14 June 2023, 17:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhen EMRAT/ Cantat me flori vinin me autobusët e “Erdisa

Sokol Idrizaj dhe argjendaria Kashara

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i sotëm i SPAK, ku lëshoi 15 urdhër-arreste ndaj një grupi kriminal që transportonte nga Franca në Shqipëri, bizhuteri të vjedhura dhe këtë gjë e ka bërë në dhjetëra raste të dokumentuara.

Po ashtu mësohet se bizhuteritë transportoheshin me autobusët e agjencisë së udhëtimit “Erdisa Tours” dhe në pranga ka rënë administratori i saj, Agustin Mesuli nga qyteti i Lezhës.

Mes personave të arrestuar, është edhe Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, si dhe bashkëshortja e tij, Elda Idrizaj, si dhe një prej vajzave të tyre.

Në pranga mësohet se janë vënë gjithashtu dhe shtetasit Altin Doda, Florjan Bakri dhe Tomor Baruti. Po ashtu janë arrestuar edhe zyrtarë të Policisë Kufitare në Durrës, Lezhë dhe Hani i Hotit.

Hetimi i SPAK nisi pas një letër-porosie të autoriteteve franceze. Sa i përket akuzave të ngritura nga SPAK, bëhet fjalë për disa vepra penale, konkretisht; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal., "Kontrabanda me mallra të tjerë, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

 


Video