Jetonin në Angli, Policia: Po bashkëpunojmë me autoritetet greke për kapjen e Gerald Shehut, pamjet filmike tregojnë…

6 June 2024, 18:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jetonin në Angli, Policia: Po bashkëpunojmë me autoritetet greke
Autori i dyshuar Gerald Shehu

Autori i vrasjes së 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, Gerald Shehu është bashkëpronar i hotelit, ku viktima punonte si recepsionist. 

Në një njoftim policia thotë se po vijon puna për gjetjen e trupit të 31-vjeçarit, di dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa autori është ende në kërkim. Ai dyshohet së ndodhet në Greqi, aty ku edhe policia fqinje po bashkëpunon për kapjen e tij.

Nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N, thuhet në njoftim.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 00:30, ku grupi hetimor kanë ka shkuar në hotel dhe ka kryer një sërë veprimesh hetimore, nga të cilat ka rezultuar se Novruzi është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga 43 vjeçari.

Janë dy pista hetimore një për një konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, i zhdukuri dhe autori jetonin.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.

Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit.


Video