Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga polica në Greqi, pas një kontrolli të rastësishëm.
Por sipas mediave greke, i riu shqiptar ishte shpallur në kërkim prej disa kohësh, pasi akuzohet se paguhej nga mafiozët e burgjeve për të vrarë rivalët jashtë.
E gjithë kjo u zbulua nga sistemi kompjuterik kur iu morën shenjat e gishtave.
Pas ndalimit nga policia, 23-vjeçari nuk ka bërë rezistencë duke u treguar policëve edhe një kartë identiteti false.
Por diçka në paraqitjen e të riut shqiptar bëri që polici të dyshonte dhe pas insistimit me pyetje, 23-vjeçari ka tentuar të arratiset me vrap nëpër rrugica, ndjekje kjo që zgjati vetëm pak minuta.
Pasi u shoqëruan në komisariat, u verifikua se Panajot Bare realisht ishte Angelos Toska, 23-vjeç nga Berati dhe banues në rrugën “Sepolion” nr.11 në Athinë.
Ndaj tij rezultojnë një urdhër arresti i Prokurorisë së Athinës, i datës 04.03.2024 për veprat penale “organizata kriminale”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “grabitje”. Në gusht 2023 në zonën e Agios Panteleimonas, së bashku me një tjetër bashkëpunëtor dhe me përdorimin e armës, ai ka plagosur në këmbë një shtetas, ndërsa pak ditë më parë në Ilion, nën kërcënimin e thikës, i ka marrë celularët disa të miturve.