
Një i moshuar është gjetur pa shenja jete pranë një kanali vaditës në fshatin Fatishe në Peqin.
84-vjeçari ishte denoncuar i zhdukur nga i biri mëngjesin e djeshëm.
I ndjeri është identifikuar si N.D, 84 vjeç. Dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë është mbytur.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 19.06.2025, ka kallëzuar shtetasi I. D., 38 vjeç, banues në fshatin Fatishe, se mëngjesin e kësaj date, ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi N. D., 84 vjeç, i cili vuan nga skleroza.
Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle për gjetjen e 84-vjeçarit, i cili u gjet rreth orës 19:00, pa shenja jete, në kanalin vaditës pranë banesës. Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 84-vjeçarit nuk u konstatuan shenja dhune.
Dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë është mbytur.”– njofton policia.