Inceneratori i Elbasanit, Klodian Zoto kërkon pafajësi në GJKKO

20 July 2023, 13:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inceneratori i Elbasanit, Klodian Zoto kërkon pafajësi në GJKKO
Inceneratori i Elbasanit

Biznesmeni Klodian Zoto kërkon pafajësinë pas akuzave për inceneratorin e Elbasanit.

Përmes avokatit të tij, Zoto, i kërkoi pafajësi Gjykatës së Posaçme për akuzat kundër tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Fillimisht avokati Ardian Leka tha se nuk besonte në një gjykim të paanshëm për klientin e tij, për shkak të lakimit të emrit të Zoto nga media dhe politika.

Seanca për inceneratorin e Elbasanit u shty për në datë 27 korrik ora 10.

Gjatw ditës së sotme, përveç avokatit të Klodian Zotos,  lexuan mbrojtjen edhe avokatët e Pëllumb Abeshit, Serafin Papës, Bardhyl Çabirit.

Në seancat e kaluara kanë lexuar mbrojtjen Alqi Bllako Lefter Koka dhe Jonida Zeqo. 


Video