Ilir Meta dhe Bes Kallaku bëhen bashkë për aventura të reja: Lundrojmë të sigurt drejt Shalës që na pret!

18 June 2024, 19:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta dhe Bes Kallaku bëhen bashkë për aventura të reja:
Ilir Meta dhe Bes Kallaku

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur një tur tjetër në natyrë, këtë herë drejt lumit të Shalës në veri të vendit.

Në këtë rrugëtim aventuresk, Metën e shoqëron këngëtari Bes Kallaku, i cili prej disa kohësh është ndarë nga bashkëshortja e tij.

"Ky traget i pamposhtur na bashkoi për një aventurë", shkruan Meta, i cili siç raportojnë mediat, prej të paktën 4 muajsh nuk jeton me Monika Kryemadhin.

“Lundrojmë të sigurtë drejt Shalës që na pret”, shkruan Meta krah videos që ka postuar me Bes Kallakun duke lundruar mbi lumin e Shalës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare)


Video