Çifti zviceran bllokohet në malin e Korabit prej pasdites së djeshme

22 January 2024, 08:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Çifti zviceran bllokohet në malin e Korabit prej pasdites së

Një çift turistësh zviceranë kanë mbetur në afërsi të Sorokolit në malin e Korabit.

Turistët janë nisur që pasditen e djeshme dhe nuk kanë mundur të kthehen. Dyshohet të jenë bllokuar nga ndonjë ortek.

Policia e Dibrës dhe forca nga Tirana u kanë shkuar në ndihmë. Mëngjesin e sotëm janë gjetur turistët, pritet helikopteri për t'i transportuar.


Video