I vihet tritol një bankomati pranë kalasë së Krujës, autorët arratisen me motor

12 November 2024, 10:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I vihet tritol një bankomati pranë kalasë së Krujës,

Një bankomat i vene ne hyrje te rrugës se kalasë se Krujës i cili shërbente për turistet ka rene pre e një grabitje në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Bankomati është hedhur ne ere me një sasi eksplozivi nga persona te paidentifikuar te cilët e kanë shpërthyer dhe nuk dihet nëse kanë arritur te marrin sasinë e parave qe ndodhej brenda tij.

Sipas burimeve shpërthimi ka qene i fuqishëm, ndërsa raportohet se ka ndodhur rreth orës 02 pas mesnate dhe personat dyshohet te jene larguar me motor nga rruga dytësore poshte kalase.

Në ikje grabitësit kanë hedhur neper rruge disa kunja artizanal qe shpojnë gomat e mjeteve, si një mënyrë për të bllokuar policinë në rast të një ndërhyrjeje të shpejtë.


Video