Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu Kid Koshenën, duke pranuar kërkesën e avokatit të tij, për ndryshimin e masës së sigurisë.
Ai u arrestua në kuadër të operacionit të SPAK, ku zbuloi një laborator kokaine në Frakull të Fierit, nëntorin e vitit të kaluar.
Nga aktet që janë pjesë e dosjes nuk rezulton që Kid Koshena të jetë i përfshirë në këtë grup kriminal dhe i është zëvendësuar masën e sigurisë nga "arrest me burg" në "detyrim paraqitje".
Ditën e aksionit për zbulimin e kokainës në Frakull të Fierit, Kid Koshena u kap në Tiranë bashkë me tre personat e tjerë Bledar Matoshi, Klajdi Vrioni (Kodra) dhe Redion Meshin.
Ata u kapën në makinë me pistoleta dhe kllashnikovë dhe dyshoheshin se ishin pjesë e grupit të kokainës pasi kishin dalë në përgjime.
Kokaina, e cila kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine, e kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi, zbuloi një laborator kokaine në fshatin Frakull i Madh të Fierit. Banesa ku është zbuluar laboratori i kokainës, është në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut.