Gjykata e Janinës cakton arrest në burg për 40 ditë për Laert Haxhiun, do të qëndrojë në burgun e Koridhalos

26 May 2023, 13:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata e Janinës cakton arrest në burg për 40 ditë për
Laert Haxhiu

Laert Haxhiu, i shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare, do të dërgohet në burgun e Koridhalos në Greqi deri në shqyrtimin e dosjes së dokumentacionit për ekstradimin e tij.

Kështu ka vendosur gjykata e Janinës në seancën për masën e sigurisë që zhvilloi sot.

Deri në shqyrtimin e dosjes së ekstradimit të autoriteteve shqiptare, Laert Haxhiu do qëndrojë në burgun e Koridhalos.

Avokatët e 31-vjeçarit deklaruan se Haxhiu nuk pranon asnjë akuzë për të cilat është dënuar në Shqipëri me 18 vite burg për masakrën e Lushnjes. Sipas avokatëve, Laert Haxhiu nuk dëshiron të ekstradohet në Shqipëri dhe kërkon të qëndrojë në Greqi. 

Çështja do të shkojë në Bordin e Apelit kompetent për të vendosur pro ose kundër ekstradimit dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

Ndërsa për 35-vjeçarin Juxhin Bajrami, gjykata e Janinës vendosi ta lirojë pa asnjë masë sigurimi edhe pse akuzohet për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, “falsifikim dokumentesh” dhe “dëshmi te rreme”.

Gjykata e Janinës u blindua me forca të shtuara sigurie gjatë seancës gjyqësore për masë sigurie ndaj dy shqiptarëve. 


Video