Tërmeti 7.9 ballë në Turqi, ministria e Jashtme: Jemi të gatshëm për ndihmë

6 February 2023, 09:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tërmeti 7.9 ballë në Turqi, ministria e Jashtme: Jemi të

Ministrja për Punët e Jashtme dhe për Evopën, Olta Xhaçka ka ndarë mesazhin e saj duke garantuar ndihmën për Turqinë nga ana e Shqipërisë.

“Lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot duke shkaktuar qindra viktima.

Në këtë moment të vështirë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi”,  shkroi Xhaçka.

Gjithashtu Ministria e Jashtme sqaron se bazuar në komunikimin me Ambasadën e RSH në Turqi (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën.

 


Video