Hyri me forcë në banesën e një gruaje dhe e dhunoi, arrestohet 31-vjeçari në Fier!

31 March 2026, 12:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hyri me forcë në banesën e një gruaje dhe e dhunoi,
Fier

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një grua ka mbetur e dhunuar pas një sulmi të papritur që i ka shkaktuar momente frike dhe pasigurie.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dërmenas, ndërsa pas kallëzimit të bërë, uniformat blu kanë arrestuar të dyshuarin J.V., 31 vjeç, banues në këtë zonë.

Paraprakisht bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin J. V., 31 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, pasi dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një 31-vjeçareje dhe për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj saj”, njofton policia.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore dhe marrjes në pyetje të personave të përfshirë, materiali procedural i është referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve.


Video