A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Mijëra qytetarë kanë mbërritur sot në Pallatin e Kongreseve për t'i dhënë lamtumirën e fundit liderit historik të Partisë Socialiste, ish-kryeministrit Fatos Nano.
Në pamjet fotografike dhe video dallohet radha e madhe, jo vetëm nga personazhet publike por edhe qytetarë e simpatizantë.
Politikanë të shumtë nga vendi, rajoni dhe diplomatë të huaj gjithashtu janë të pranishëm në homazhe.
Në fjalën e tij për gazetarët, deputeti socialist Erion Braçe e theksoi praninë e madhe të qytetarëve për të vlerësuar figurën e Nanos.
"Shikoni këta njerëz, nuk kanë rëndësi emrat, shikoni sa shumë", tha ai.


