Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Nëse testi i drogës për shoferët rezulton pozitiv, masat janë heqja e patentës, gjoba dhe burgu.
Sulltanë Kuka, specialiste për trafikun urban tregoi për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se një shofer që ka konsumuar lëndë narkotike do të duhet të ribëjë testimet për patentën që ta rimarrë.
Përdorimi i lëndëve narkotike çon në burgim deri në tre vjet dhe gjoba është në varësi të nenit që shkelet.
Shoferët që do të testohen janë ata që nga një analizë risku që bën polici, vlerësohet se mund të kenë konsumuar drogë. Kjo metodë do të kryhet duke marrë sekrecione nga personi dhe aparati do të konfirmojë edhe llojin e lëndës narkotike.
Kuka, shpjegoi se procedura do të marrë pak më shumë kohë se testi i alkoolit.