GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestrove të pasurive

27 October 2025, 13:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita
Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha

GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestrove të pasurive.

Gjyqtarja Elsa Ulliri la në fuqi “ngrirjen” e një sërë pasurive të dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha në kuadër te dosjes “Partizani”.

Malltezi dhe Berisha kërkonin lirimin nga sekuestroja të gati 25 pasurive të luajtshme e të paluajtshme, me pretendimin se nuk janë të barazvlefshme me produktin e veprës penale të dyshuar.

Po sipas kërkuesve, disa prej pronave të bllokuara me vendim gjyqësore janë bashkëpronësi e Argita Malltezit, e cila nuk ka asnjë barrë penale në këtë çështje.

 

Video