Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një operacion po zhvillohet nga Policia e Shtetit, me urdhër të SPAK.
Burime bëjnë me dije se janë lëshuar më shumë se 10 urdhër arreste për krim të organizuar dhe bëhet për operacion që po zhvillohet kryesisht në Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, përfshirë edhe Tiranën.
Në Tiranë në Fresk ka pasur kontrolle, pranë shkollës Luan Hajdaraga.
Në Fushë Krujë, policia ka ushtruar kontrolle gjatë natës, si edhe në fshatrat Larushk e Nikël.
Mësohet se është kontrolluar edhe banesa e Albert Zajës në Larushk, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.
Forca te shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë drejtori i policisë se drejtorisë Tiranë.