Gjendet i masakruar me thikë në banesën e tij një i moshuar në Durrës (EMRI)

30 December 2024, 22:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet i masakruar me thikë në banesën e tij një i moshuar
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një i moshuar është gjetur i masakruar në banesën e tij në Durrës.

Viktima i moshës 82 vjeç dyshohet se është goditur disa herë me thikë.

Viktima është identifikuar si Paulin Gina.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se i moshuari është vrarë, por do verifikohet nga grupi hetimor nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 16, Durrës, është gjetur në banesën e tij pa shenja jete shtetasi P. G., 82 vjeç.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe eksperti mjeko ligjor.

Pas këqyrjes paraprake të trupit të 82-vjeçarit dhe nga hetimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari është goditur me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe arrestimin e autorit/ve.


Video