‘Furtunë arrestesh’ në Policinë e Shkodrës, ndalohen 13 efektivë, mes tyre edhe zv.drejtori Hajri Kushe

25 June 2023, 13:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Furtunë arrestesh’ në Policinë e Shkodrës,
Komisariati i policisë Shkodër

13 punonjës të policisë së Shkodrës janë shoqëruar në komisariat dhe janë vënë nën hetim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mes të ndaluarve është edhe zëvendës drejtori i policisë së Shkodrës Hajri Kushe. Të ndaluarit dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në njësinë Administrative ‘Ana e Malit’ si dhe kanë neglizhuar marrjen e masave të domosdoshme për arrestimin e autorëve.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për dy punonjës të policisë, konkretisht ish-shefin e seksionit të krimeve, Pëllumb Shpati dhe efektivin Taulant Kurtaj.

Janë ndaluar:

-Hajri Kushe – Zëvendësdrejtor i krimeve në Qarkun e Shkodrës (Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit)

-Dedim Gjeta – Shef krimesh, ish shef i komisariatit të Shkodrës, aktualisht shef rendi i Lezhës (Ndalim dalje jashtë shtetit)

-Asllan Shytaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Arben Memaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Arben Dekovi – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Vehbi Nase – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Gjin Guri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Nazmi Beqiri ¬- Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Sokol Pjetri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Ardis Çoçja – Pezullim i ushtrimi të detyrës;


Video