
Në protestën e 55-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, qytetarët kanë ironizuar me pankartat e tyre dokumentin e prezantuar sot nga kryeministri para grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Rama tha se e ka pagëzuar librin me emrin “Besa” dhe sipas tij, përfaqëson një reflektim të thellë për qeverisjen, me synimin që vendimet e qeverisë të mos përjetohen më nga qytetarët si “prerje në besë”.
Por gjatë protestës së 55-të kundër qeverisë, qytetarët e kanë kthyer këtë term në objekt ironie përmes pankartave të tyre.
“Jepi besën Ramës që të pasurohet Belinda e të ngrejë vila Zeqineja?”, shkruhet në njërën prej pankartave, ndërsa një tjetër pyet: “O Ramzi, sa herë ende do të na presësh në besë?”, apo “A mund të flasë besëpreri për besën?”.