Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë

9 August 2024, 23:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë
Pamje nga vendngjarja

Forcat RENEA po zhvillojnë një operacion ‘blic’ në Vlorë ku kanë rrethuar zonën pranë Rrapit në zonën e Ujit të Ftohtë.

Ende nuk dihet se për çfarë aksioni bëhet fjalë në këto orë të vona të mbrëmjes së 9 gushtit, pasi policia e Vlorës nuk është lajmëruar.

Por burime bëjnë me dije se po kontrollohet në këtë zonë por dhe në një hotel në Lungomare pasi dyshohet se fshihen persona me rrezikshmëri kriminale dhe që janë të shumëkërkuar nga drejtësia.

Uniformat blu kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa një ambulancë është prezente aty.


Video