Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

24 February 2026, 11:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka
Fatmir Mediu

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Përmes avokatit të tij, referuar një vendimmarrjeje të Gjykatës së Lartë të korrikut 2025, Mediu pretendoi se gjyqtarja Irena Gjoka nuk mund të ishte gjyqtare e çështjes.

Sipas avokatit, gjyqtarja paraprake mund të jetë gjyqtare e çështjes në themel vetëm kur gjykimi është i shkurtuar, jo i zakonshëm, si në rastin e Mediut.

Më herët, për të njëjtin shkak ka kërkuar dorëheqje nga çështja vetë gjyqtarja Gjoka, kërkesë që i është refuzuar nga një tjetër gjyqtar


Video