Aksident i rëndë në Tiranë/ Plagosen dy të rinj, njëri prej tyre në gjendje të rëndë! (EMRAT)

24 February 2026, 10:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Tiranë/ Plagosen dy të rinj,
Tiranë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Selvisë, në Tiranë, ku një automjet u përplas me një motor.

Aksidenti ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, ku për pasojë mbetën të lënduar dy të rinj rreth 20 vjeç, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të cilët po udhëtonin me motor.

Ata u transportuan në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. 

Zefi ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa Bollati, drejtues i motorit, është në gjendje të qëndrueshme.


Video