Vendosi lëndë plasëse në automjetin e efektivit të policisë, lirohet nga burgu 32-vjeçari!

19 March 2026, 11:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vendosi lëndë plasëse në automjetin e efektivit
Gentjan Gjeta

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 32-vjeçarin Fatjon Rrika.

Ai dyshohet se ka vendosur një lëndë plasëse në automjetin e agjentit të krimeve, Gentjan Gjeta.

Si pasojë e kësaj ka pasur vetëm dëme materiale. 

Ngjarja ka ndodhur të dielën në lagjen “Besëlidhja”, ndërsa bëhet me dije se para trupës gjykuese 32-vjeçari nuk ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

Grupi hetimor po heton më shumë lidhur me rastin.

 


Video