Është publikuar ditën e sotme fotoja e punonjësit të burgjeve në Drenovë, Krenar Çekiçi, 45-vjeçari që humbi jetën ditën e djeshme pas aksidentit rëndë rrugor të ndodhur në aksin Korçë–Maliq.
Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme e publikuar nga IEVP Korçë, ky është Krenar Çekiçi i cili mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes së makinës me të cilën ai udhëtonte, me një tjetër mjet.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 45-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe dha frymën e fundit në duart e bluzave të bardha.
VoxNews siguron pamjet e aksidentit tragjik:
Viktima është punonjës i policisë së burgjeve pranë IEVP Drenovë. Sakaq, polica bën me dije se po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes./VOX News