EMRI/ Shkoi për të peshkuar, gjendet i vdekur një person në Kuçovë

30 May 2023, 19:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Shkoi për të peshkuar, gjendet i vdekur një person në
Ambulanca

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në një arë në fshatin Kozare të Kuçovës. Mësohet se viktima është shtetasi Lefter Toli, 74 vjeç.

Trupi i tij u gjet pa shenja jete nga banorët e zonës, që kanë njoftuar më pas policinë. Më pas, trupi i pajetë është identifikuar nga familjarët e tij, të cilët kanë pohuar se kjo ishte rruga që ai bënte çdo ditë pasi shkonte për peshkim.

Mësohet se në trupin e 74-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprikisht dyshohet se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar si pasojë e një arresti kardiak.

Viktima është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat kur do ti kryhet autopsia mjeko-ligjore.


Video